Thirrja e Gjikondit: Rama të hartojë një strategji, të sigurojë shqiptarët për banesat e tyre

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Për kryeministrin Edi Rama ka ardhur një thirrje, që të hartojë një strategji kombëtare për të verifikuar të gjithë ndërtesat në Shqipëri.

Juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në emsionin 360 gradë thotë se ky është momenti më i mirë që Rama ta bëjë këtë strategji. Sipas saj, kjo strategji duhet të bëhet nga e gjithë klasa politike.

Gjikondi: Unë do të doja vëmendjen e të gjithëve, në rast se është e mundur edhe të kësaj klase politike dhe të vetë Ramës, pavarësisht përçmimit që kam për të. Unë mendoj që në rast se ai do dalë përtej qenies së tij të vogël do shfrytëzojë këtë situatë që ndodhi që pavarësisht se ra tërmeti në Durrës dhe Thumanë, ky tërmet mund të binte në Tiranë, Vlorë etj., ai ka tani momentin më të duhur për të hartuar një strategji kombëtare për verifikimin pëllëmbë për pëllëmbë të të gjithë Shqipërisë, nga Shkodra deri në Gjirokastër të të gjithë ndërtimeve që janë bërë këto 30 vjet. Këtë nuk e bën dot ai personalisht, por duke u ulur si klasë politike duke hartuar një strategji, pasi ne nuk duam të vdesim shqiptarë të tjerë për të parë si janë pallatet tona.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/thirrja-e-gjikondit-rama-te-hartoje-nje-strategji-te-siguroje-shqiptaret-banesat-e-tyre

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/fZzky8BZywA
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended