OSBE shtyhet mbledhja e partive - (5 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ambasadori i OSBE-së Gert Ahrens ka shtyrë për dy ditë mbledhjen e partive politike shqiptare për diskutimin e draftit elektoral. Pasi është hartuar nga qeveria, ky draft ju është shpërndarë partive politike për të shtyrtuar dhe paraqitur vërejtjet e tyre.

Liderët e partive opozitare i kanë deklaruar ambasadorit Ahrens, se koha e lënë në dispozicion për të parë projectligjin elektoral ka qenë shumë e shkurtër, pasi ai është shpërndarë me vonesë. Kështu ambasadori i OSBE-së ka vendosur ta zhvendos të mërkurën pasdite mbledhjen e përcaktuar për ditën e hënë.

Kjo kërkesë e opozitës përveç kohës së shkurtër për shqyrtimin e draftit duket se konsiston më shumë tek realizimi i kërkesave të saj për arritjen e kompromisit.

Partitë opozitare janë shprehur se nuk do ti përgjigjen ftesës së OSBE-së nëse presidenti Mejdani nuk zhdekreton KQZ dhe uk krijohet nje komision tjetër në bazë të parimit të paritetit pozitë-opozitë. Opozita deri të mërkurën duhet të ketë përcaktuar qartë kundërshtimet e projectligjit elektoral të përgatitur nga qeveria./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Recommended