Ora News - Inxhinierët: Po të ishte punuar sipas rregullave, pasojat nuk do të ishin kaq të mëdha.
  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Pas tërmetit të 26 nëntorit Shoqata e Inxhinierëve Konsulentë shqiptar dhe grupet e interesit kanë diskutuar për formularin model që duhet ndjekur për vlerësimin e godinave të dëmtuara.

Grupi i punës i cili ka përpiluar formularin theksojnë në një konferencë në Tiranë se po të ishte punuar sipas rregullave pasojat e tërmetit nuk do të ishin kaq të mëdha.

"Dhe po të ishte vepruar ashtu siç kemi menduar ne inxhinierët, sigurisht tërmeti nuk do të na pyeste ne, por ama pasojat do të ishin krejt ndryshe. Nga një rend shumë e vogël një përqind mund të krijonin struktura që të veprojnë në mënyrë të pavarur. Institucionet shkencore. Dhe po t'i kishim ato sigurisht pasojat e tërmetit do të ishin krejt ndryshe. Dhe e dyta ngritja e Urdhërit të Inxhinierit e cila disiplinon në mënyrën më maksimale të drejtat e inxhinierit, mënyrën e veprimit, marrjen e licensimit".

Shoqata e Inxhinierëve Konsulentë shqiptarë ka ngritur grupe pune për të analizuar shkaqet që kanë sjellë dëmet e mëdha nga tërmeti ndërsa konkluzionet si dhe propozimet për hapat që duhet të ndiqen për përmirësimin e standarteve në ndërtim me qëllim rritjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë e godinave do t'i paraqiten Ministrisë së Rindërtimit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shoqata-e-inxhiniereve-po-te-ishte-punuar-sipas-rregullave-pasojat-e-termetit-nuk-do-te-ishin-kaq-te-medha

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended