Këngëtari gjen shqiptarin rrugëve të Greqisë: Ka lënë spitalin dhe është shumë rëndë
  • 4 years ago
TIRANË- Një emigrant shqiptar që jeton në Greqi, bën thirrje në emisionin ??Pa gjurmë?? për vënien në dijeni të familjarëve të një  shqiptari, të gjetur në gjendje kritike për jetën në Kallamata të Greqisë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ky shtetas quhet Liman Murra dhe është nga Bulqiza, por që ende nuk ka asnjë familjarë të interesuar për të.

Prej kohësh jetonte në Greqi, si endacak, duke kaluar netët e ftohta të dimrit jashtë, pranë një toke me ullinj.

Shqiptari që e gjeti në Kallamat Arian Blloshmi, është këngëtari që punon në Greqi, ai i cili denoncoi këtë rast në emision ??Pa gjurmë??, me shpresën që të vihen në dijeni familjarët e këtij shqiptari. Blloshmi tregon sesi e dërgoi në spital, pasi e gjeti pa ndjenja dhe çfarë i thanë më pas mjekët, kur shqiptari nga Bulqiza refuzoi të merrte serumin duke u larguar nga spitali.

Kam disa organizime për koncerte këtu. Rastësisht kam kaluar dhe pashë dikë të shtrirë përtokë. Në ato momente ndaloj dhe shikoj që ishte pa ndjenja. E marr dhe e ul në një karrige. I them çfarë ke? Nuk më fliste.