Johnsoni do të miratojë ligjin e Brexitit deri në Krishtlindje

  • 4 years ago
Fituesi i zgjedhjeve në Britaninë e madhe Boris Johnson ka shtuar ritmin për marrëveshjen e Brexitit. I frymëzuar nga shumica absolute për konservatorët e tij, Parlamenti i ri duhet të votojë për ligjin javën e ardhshme.


Pas zgjedhjeve parlamentare në Britaninë e Madhe, punët po ecin me shpejtësi: parlamenti i ri do të mblidhet të enjten, Mbretëresha Elizabeth II do të shpallë programin e ri të qeverisë. Marrëveshja për daljen nga BE do të hidhet në votë të premten. Miratimi i saj në parlament, për shkak të shumicës së re parlamentare, konsiderohet si çështje thjesht formale.

?Le ta përfundojmë Brexitin? ishte slogani qendror i fushatës së kryeministrit britanik Boris Johnson. Për ta zbatuar këtë në praktikë, Johnsoni dëshiron të ndryshojë plotësisht aparatin qeveritar, siç bënë të ditur punonjësit në disa gazeta të së dielës. Pastaj qeveria dëshiron t?u kushtohet projekteve të mëdha të reformave: ministritë do të shkrihen dhe aparati i nëpunësve civilë do të zvogëlohet. Investime prej miliarda paundësh në shërbimin shëndetësor do të përcaktohen me ligj.

Përpjekje për të fituar ish-votuesit e laburistëve

Që në fundjavë, kryeministri Boris Johnson udhëtoi për në verilindje të Britanisë për të folur me ish-votuesit laburistë. Ky rajon ka qenë me dekada në duart e laburistëve. Ai e përfytyron sa e vështirë ka qenë për ish-votuesit e laburistëve që këtë herë të votojnë për konservatorët, tha Johnsoni gjatë një vizite në Sedgefield, zona e mëparshme elektorale e politikanit laburist dhe ish-kryeministrit Tony Blair.

?Dua që njerëzit në verilindje të dinë se Partia Konservatore dhe unë do t?i përgjigjemi besimit të tyre?, tha kreu i qeverisë. Sapo të përfundojë faza e parë e Brexitit, fokusi kryesor i qeverisë së tij do të jetë në çështjet sociale, të cilat kanë qenë të rëndësishme për votuesit laburistë, tha Johnsoni.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BorisJohnson#Brexit#TopChannel

Recommended