“Nuk do iu ndahem, mos kujto se jam i bute”, Alesio dhe Aureli shkojne ne shkolle

  • 4 years ago
Një mirëpritje ngrohtë, ashtu siç e meritojnë. Aurel Lala dhe Alesio Cakoni rigjetën edhe njëherë ngrohtësinë që ta japin shokët dhe shoqet e klasës.
Ata shkuan sot për herë të parë që pas tragjedisë së 26 Nëntorit në shkollë. Ishte kryeministri Edi Rama, i cili ashtu siç u kishte premtuar, i shoqëroi në shkollën ?Ahmet Zogu? në Kamëz.
Rrugës u dha edhe këshilla.
?Duhet të jeni kampionë në mësime. Ndonjë 9 tek-tuk mirë është mos me e pas po hajt më, 8 në asnjë mënyrë. Po morët 8 me mua e keni keq punën. Me 10 keni respekt dhe super vëmendje. Nuk do iu ndahem juve. Do iu ndjek hap pas hapi deri kur të mbaroni shkollën. Mos kujto se jam kaq i butë?, u tha kryeministri.
Kreu i qeverisë nuk la pas kritikat ndaj kryetarit të bashkisë së Kamzës Rakip Suli. Teksa ishte në hyrje të shkollës, kryeministri pa një gropë dhe i kërkoi Sulit ta rregullonte.
Edi Rama: O Rakip rregulloje këtë gropën.
Rakip Suli: do ta rregullojmë
Edi Rama: Rregulloje, dera e shkollës me gropa.
Rakip Suli: Ra lënë shumë gropa ai.
Edi Rama: E di, po iku ai.

Recommended