Shpend Ahmeti dorëhiqet nga PSD/ Rezultatet e dobëta në zgjedhje, e zëvendëson Dardan Molliqaj

  • 4 years ago
Shpend Ahmeti dha sot dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë Social Demokrate. Kjo forcë politike në Kosovë është duke mbajtur Kuvendin e saj zgjedhor, ku u caktua lideri i saj i ri dhe kryesia e partisë. Udhëheqësi lideri i ri i partisë është Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ministres së arsimit, Besa Shahini.


Kandidatët e tjerë në garë kishin zgjedhur të largoheshin prej saj. Dorëheqjen e tij, Ahmeti e bëri të ditur sot përmes një statusi në Facebook, ku mori përsipër si kryetar fajin për dështimin e PSD?së në zgjedhjet e 6 tetorit.

?Natyrisht, përgjegjësia më e madhe është e imja si kryetar i subjektit. Për të mos kërkuar përgjegjësi nga asnjëri individualisht, si kryetar kam kërkuar mbledhjen e Kuvendit të PSD, organi më i lartë vendimmarrës I saj. Kjo na mundëson që të reflektojmë si kolektiv dhe të marrim përgjegjësi si parti. Ky propozim u aprovua në mënyrë unanime dhe nga sot PSD do të ketë kryetar të ri dhe Këshill të ri. Pastaj Këshilli do të votojë kryesinë e re dhe pozitat tjera udhëheqëse në parti?, ka shkruar Ahmeti.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate siguroi 13 deputetë në Kuvend.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ShpendAhmeti#Kosova#TopChannel