Young Zerka flet publikisht per lidhjen me Ronela Hajatin: Kemi 5 vite bashke...

  • 4 years ago
E ka befasuar publikun këngëtari i njohur Young Zerka teksa ka pranuar publikisht se është në një lidhje dashurie me këngëtaren po aq të njohur Ronela Hajati.
I ftuar në ?Klanifornia?, Zerka tha se prej më shumë se 5 vitesh janë të lidhur me këngëtaren, edhe pse shpesh e kanë bërë ?lëmsh? publikun me historinë e tyre të dashurisë.
Pyetësorit të Marinës ai iu përgjigj shumë sinqerisht, duke folur kështu për herë të parë për lidhjen me Ronelën.
Marina Vjollca: Cila është arsyeja që e mbani të fshehtë lidhjen me Ronela Hajatin?
Zerka: Arsyeja është që nuk duam të njihemi vetëm si Zerka dhe Ronela, duam të njihemi si Ronela që bën këtë lloj muzike, Zerka që bën këtë lloj muzike.
Marina Vjollca: Cili është defekti i Ronelës?
Zerka: Nuk ka defekte.
Marina Vjollca: S?ka defekte?
Zerka: Jo, jo nuk ka...
Marina Vjollca: Sa bukur kur një mashkull thotë për partneren e vet që nuk ka defekte.
Marina Vjollca: Për cilën vajzë është më shumë xheloze Ronela?
Zerka: Me thënë të drejtës se besoj se është shumë xheloze tek kjo pjesë.
Marina Vjollca: Po një emër e duam..
Zerka: Te Rihanna e ka më shumë, bëj shaka...
Marina Vjollca: Po ndonjë Rihanna shqiptare nuk ka?
Zerka: Jo, akoma jo.
Marina Vjollca: Sa kohë keni bashkë?
Zerka: Që njihemi?
Marina Vjollca: Që jeni të lidhur mo..
Zerka: 5 vite, 5 vite e gjysmë...
Marina Vjollca: Vërtetë?
Zerka: Po... /tvklan.al

Recommended