Report TV -Zbardhet relacioni për shkarkimin e Arben Malajt, qeveria: Shkeli rëndë kodin etik

  • 4 years ago
Është publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit arsyetimi i Këshillit të Ministrave lidhur me kërkesën për pezullimin e Arben Malajt nga detyra e tij si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Arsyeja kryesore janë daljet publike të ish ministrit të Financave Arben Malaj. Në relacion thuhet se Shërbimi i Monitorimit i ka përcjellë Kuvendit shqetësimin për rastet e daljeve publike të anëtarit të Këshillit që shpesh kanë qenë me karakter politik, qëndrime personale, të palidhura me politika mbikëqyrjeje të Bankës së Shqipërisë dhe që nuk gjejnë asnjë referim në çështje të diskutuara në veprimtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Recommended