Kryeministri Bulent Eçevit mbrrin në Tiranë - (28 Shkurt 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Turqia i jep një rëndësi shumë të veçantë marrëdhënieve me Shqiperinë, kështu ka deklaruar në aeroportin e Ankarasë kryeministri Turk Bulent Eçevit, para nisjes së vizitës dy ditore në Shqipëri. Kryeministri turk rreth orës 11 ka mbrritur në aeroportin e Rinasit, ku është pritur nga kryeministri Ilir Meta dhe disa nga ministrat e kabinetit të tij. Marrëdheniet ushtarake dhe bashkepunimi ekonomik mes dy vendeve do të jenë çështjet kryesore të bisedimeve, të kryeministrit turk me krerët e shtetit shqiptar. Eçevit shoqërohet nga gruaja e tij Rashan si dhe biznesmen turk. Vizita e tij ka sjellë në shqipëri edhe një numër të madh gazetarësh turq. Vetëm pak minuta pas mbrritjes Eçevit dhe kryeministri Meta kanë folur për Tv Klan.

Bulent Eçevit, kryeministi turk:- ?Shqipëria ka një funksion shumë të rëndësishëm në Ballkan, veçanërisht për paqen dhe stabilitetin në këët rajon. Ne i japim një rëndësi të veçantë bashkëpunimit në çdo fushë, atë ushtarake, ekonomikë e kulturore. Shpresoj qe vizita ime këtu te jete e frutshme per dy vendet tona?.

Kryeministri Ilir Meta:- ?Është kënaqësi e madhe për vizitën e kryeministrit Eçevit. Kjo besoj do ti japë një nxitje konkrete marrëdhënieve tona miqësore e vllazërore?.

Bulent Eçevit është zgjedhur përpara dy vjetësh kryeministër i Turqisë dhe është kryetari i partisë së majtë demokratike e sica qeverisë në koalicion sëbashku me tre parti të tjera. Ardhja e kryeministrit turk u shoqërua me masa të forta sigurie./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego
Recommended