Termeti demton dy konvikte te Mjekesise

  • 4 years ago
Tërmeti i 26 Nëntorit dëmtuar rëndë 15 konvikte të studentëve. 12 prej tyre do të shemben. Teksa të premten rifillon mësimi në Universitetin e Mjekësisë, në dy konviktet e saj nuk ka asnjë student.
200 studentë që strehoheshin tek godinat 3 dhe 4 janë zhvendosur tek konviktet e Inxhinierisë.
Ndonëse nga jashtë nuk duken të kenë dëmtime të mëdha, nga brenda ato janë të shumta. Bashkia e Tiranës thotë se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për këto dy godina, nëse ato do të shemben apo janë për rikonstruksion.
Pritet një inspektim më i thelluar nga Instituti i Ndërtimit që do të përcaktojë seriozitetin e dëmtimeve dhe rrezikun e tyre.

Recommended