Ora News - Nis rindërtimi në Durrës, ekspertët Izraelitë: Tullat gabim në shumicën e ndërtimeve

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Me ekspertizë dhe këshillat izraelite, në Durrës risi restaurimi i pallateve të para vitit 1993 të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. në mbyllje të misionit në Shqipëri, njësia nga Izraeli dha këshilla për ndërtime të sigurta dhe zbuloi gabimet elementare që kanë bërë ndërtuesit shqiptar që me vendosjen e tullave.

Në Durrës nisi rindërtimi i pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Puna filloi me këtë objekt të ndërtuar para vitit 1993 pas certifikimit të strukturës dhe nën asistencën e ekspertëve izraelitë.

Golan Vach, kolonel: Unë mund të vij të jetoj në këtë apartament bashkë me fëmijët e mi. Kur themi ka siguri, ka siguri; nëse them do ndërtojmë do ndërtojmë; kur muret janë shumë të dëmtuara prishen. Disa prej dëmeve janë të riparueshme. Mund të përforcohet.

Ata i thanë ndërtuesve shqiptarë edhe sekretet e një ndërtimi të sigurtë, duke zbuluar edhe gabimet e bëra vite më parë.

Veç nevojës së brezave, theksuan mënyrën e vendosjes së tullave në mënyrë që muri ti rezistojë goditjeve sizmike

Golan Vach, kolonel: I kanë vendosur tullat gabim, në një pjesë të madhe të objekteve që kemi inspektuar. Qytetarët duhet të përdorin shkumën për të siguruar apartamentet e tyre. Kjo e bën tullën më stabël. Është e rëndësishme për të mbyllur hapësirën mes tullave, nëse ka.

Në krah të izraelitëve ishin edhe ekspertë shqiptarë që do të ndjekin porositë e tyre në procesin e rindërtimit që për pallatet e para vitit 1993 do të behet nga 100 punonjës ndërtimi të punësuar nga Bashkia e Durrësit për 3 muaj.

Entela Kapllani, eksperte: Në varësi të problematikës dhe dëmit që ka struktura aplikohen edhe procedurat për riparimin dhe sigurinë e objektit apo kolonave.

Ndërsa ekipi i parë i ekspertëve izraelitë mbylli kështu misionin në Shqipëri! Por ata thanë se do ti kërkojnë qeverisë së Izraelit që në vijim të dërgojë një tjetër grup në ndihmë të Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/nis-rindertimi-ne-durres-ekspertet-izraelite-tullat-gabim-ne-shumicen-e-ndertimeve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended