Bllok bota agjenti Britanik, FBI - (27 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Britania në konflikt me një ish-agjentin e saj. Davide Shaler i akuzuar katër vite më parë për organizimin e një atentati ndaj Kadafit, presidentit Libian tani ka nxjerrë emrat e dy të tjerëve të cilët ishin të ngarkuar me këtë mision. Londra e ka nisur gjyqin civil ndaj Shaler. Ne vitin ?98 ai pas katër muajsh burg në Francë u ekstradua në Britani. Procesi i hapur ndaj tij është për nxjerrje sekreti profesional.

FBI mer me forcë nga shtëpia e tij një diplomat kuban, i akuzuar se kishte zhvilluar një veprimtari spiunazhi në SHBA. Hose Imperatori, i cili pretendon se është i pafajshëm dhe ka dhënë dorëheqje nga posti diplomatik kuban në Uashington, u morë në apartamentin e tij nga agjent të FBI-së. Imperatorit i ishte dhënë afat deri dje në mbrëmje që të largohej nga SHBA, por ai kishte refuzuar. SHBA pretendon se Imperatori ka pasur kontakte me Mariano Fagen një zyrtar i shërbimit amerikan të imigrimit që pretendohet që ka spiunuar në favor të Havanës. Kjo e fundit bën të ditur se këto janë thjeshtë një sajesë e FBI dhe mërgimtarëve kuban në Majami, që pengojnë kthimin në Kubanë të djalit 6 vjeçar Helios Gonzales./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori