Nëntë vende të BE për “integrimin e përshpejtuar” të Ballkanit Perëndimor
  • 4 years ago
Austria, Italia, Sllovenia, vendet e Grupit të Vishegradit dorëzuan në Bruksel propozimin e tyre ?për të përmirësuar procesin dhe integrimin e qëndrueshëm dhe të përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor?.

Në dokument propozohet që një ?qasje e zgjeruar? të bazohet në ?ruajtjen e parimeve ekzistuese?: anëtarësimin e plotë si qëllimin përfundimtar, përqendrimin në fushat themelore, një proces pranimi të bazuar në rezultatet e arritura, kushtet e rrepta dhe të drejta, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të jenë në përputhje me kornizat e negociatave para-ekzistuese.

?Reforma e brendshme e BE-së nuk mund të jetë parakusht për zgjerim. Dera jonë mbetet e hapur, ? thuhet në dokumentin që Tanjug kishte qasje.

Propozimi i nëntë shteteve anëtare përfshin gjithashtu pesë objektiva themelorë, i pari i të cilave është forcimi i besueshmërisë së proceseve të anëtarësimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

E dyta ka të bëjë me ?mirëmbajtjen dhe përshpejtimin e përparimit në reforma?, me fokus në sundimin e ligjit.

?Procesi duhet të jetë më gjithëpërfshirës dhe më pak i hollësishëm. Negociatat duhet të sigurojnë përgatitje më të mirë për anëtarësimin në BE dhe të çojnë në përfitime më të prekshme për qytetarët gjatë procesit?, thuhet në dokument.

Objektivi i pestë është ?angazhimi më aktiv? i BE-së dhe shteteve anëtare në pranimin e Ballkanit Perëndimor, si dhe koherencën më të mirë të partnerëve në Ballkanin Perëndimor kur bëhet fjalë për ?integrimin në BE si qëllimin e tyre strategjik?.

Debati i ri mbi ndryshimin e metodologjisë së pranimit të Ballkanit Perëndimor propozon grupimin e kapitujve të negociatave në fushat thelbësore, strukturimin më të mirë të kapitujve 23 dhe 24 mbi sundimin e ligjit, si dhe dhënien e ?stimujve më të fortë? për të përparuar në negociata të qarta përfitime për qytetarët e vendeve në proces.

?Stimujt politikë? propozohen në formën e një takimi vjetor të liderëve të BE me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe rritjen e përfaqësimit të përfaqësuesve rajonalë në takimet informale ministrore të BE, komitetet dhe grupet e punës.

?Stimujt financiarë efektivë dhe të synuar duhet të shpërblejnë dhe lehtësojnë përparimin?, thuhet në tekstin e nënshkruar nga nëntë vendet anëtare të BE-së.

Kërkohet mbështetje më e fortë financiare për rajonin, rritja e investimeve dhe ngushtimi i hendekut ekonomik dhe të zhvillimit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Komisionit Evropian i kërkohet të paraqesë, më qartë, më lehtë, krahasimin dhe matjen e vlerësimeve të përparimit të zbatimit të kritereve të BE-së nga vendet në procesin e pranimit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly...
Recommended