Humbën familjarë në rrënojat e Thumanës, familja Greku sistemohet në banesa të reja në Tiranë

  • 4 years ago
Një tjetër familje nga Thumana që humbi disa pjesëtarë nga tërmeti është sistemuar në Tiranë. Mbrëmjen e sotme, Kryeministri Rama dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj vizituan familjen Greku, të cilët para 26 nëntorit jetonin 3 kurora në një banesë, ndërkohë që tashmë janë sistemuar në banesa të veçanta.


Djali i shtëpisë bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tij janë strehuar në një apartament 1+1, ndërsa vajza e familjes Denisa bashkë me të fejuarin e saj kanë marrë një tjetër apartament. Për shkak të tronditjes së pësuar prej tërmetit, Denisa është aktualisht nën trajtim mjekësor, ndërkohë që gjithçka është e mbuluar nga institucionet.

Familjarët vlerësuan angazhimin e qeverisë dhe të Bashkisë Tiranë që në momentet e para si dhe për përkujdesjen për plotësimin e çdo nevoje.
Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër strehimin e menjëhershëm të familjes Greku, ndërsa ka mundësuar edhe mobilin e saj me gjithçka që duhet.

Krahas pagesës së menjëhershme financiare dhe trajtimit të veçantë financiar në vazhdimësi, pjesëtarët e familjes Greku do të kenë edhe përkujdesjen e vazhdueshme të institucioneve të Bashkisë së Tiranës për të lehtësuar dhimbjen.

Të gjitha familjet e prekura më rëndë në Thumanë kanë filluar që të zhvendosen në Tiranë ku do të kenë të gjithë kushtet e nevojshme për të jetuar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Thumane#Rama#TopChannel

Recommended