Basha për Report Tv: Tryeza propagandë...Të analizohen dëmet në ndërtesa për të nxjerrë mësime

  • 4 years ago
Lideri demokrat Lulzim Basha në një intervistë ekskluzive për Report Tv, tha se përgjegjësia e opozitës është të jetë pranë banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, një pjesë e të cilëve sipas tij, janë lënë të harruar nga qeveria. Pas kalimit të fazës më tragjike të tërmetit, të jetëve të humbura nën rrënoja, Basha tha për gazetaren Anduela Ndreu, se tahsmë faza e dytë e rëndësishme është strehimi i banorëve dhe vlerësimi i dëmeve.

"Gjendja pas një jave ka hyrë në fazë të dytë të emergjencës, faza e parë ishte me kërkimet nën rrënoja, tani që kjo fazë është mbyllur me një bilanc tragjik 51 të vdekur dhe qindra të plagosur, tani po zbulohen orë pas ore dhimbjet dhe vuajtjet e fazës së dytë të emergjencës. Do t'i grupoja në dy kategori, në traumën psikologjike, tronditjen, shokun që kanë qindra banorë që kanë humbur strehën e tyre qe janë prej një jave në një gjendje mes tokës dhe qiellit, pasigurie totale dhe paqartësie totale për të nesërmen.

Recommended