Në Gjykatën Penale, seanca e parë për rastin “reket”
  • 4 years ago
Fillimi i gjykimit për rastin ?Reket? sërish i bëri bashkë Boki 13, Katica Janevën dhe Zoran Kiçeecin. Gjyqi filloi me vonesë. Boki nga Shutka u soll me vonesë prej 45 minutave. U ankua se nuk ndjehej mirë. Erdhi autoambulanca. Mjekët e kontrolluan dhe i dhanë një injeksion. Menjëherë më pas gjykimi vazhdoi. Boki 13 u deklarua i pafajshëm, por paralajmëroi se do t?i zbulojë të gjithë ndihmësit në rastin ?Reket?. Kamerat në shtëpinë e prindërve të tij do të tregojnë ku kanë përfunduar paratë e marra nga Orce Kamçev. Edhe Katica Janeva u deklarua e pafajshme. Porositi gjykatësit të mos kenë frikë nga prokurorja Villma Ruskoska se do ta shkundë gjyqësorin nga ?brekët?, por Zoran Milevski Kiçeec pranoi se është fajtor. Ruskoska ka pritur që edhe të tjerët ta bëjnë të njëjtën.