Wake Up/ Erind Bejko: Tërmeti ka goditur në 100 % të rasteve ndërtesat e amortizuara

  • 4 years ago
Vazhdon inspektimi në të gjitha pallatet e Tiranës, jo zyrtarisht janë edhe 11 pallate që pritet të shpallen. Drejtori i Emergjencave në Bashkinë Tiranë, Erind Bejo tha se në 100% të rasteve janë dëmtuar banesa të amortizuara ndër vite. "Në Kombinat janë disa banesa, tek njësia 3, 8, dhe njësia 2, kemi verifikuar gjithashtu banesa të dëmtuara. Te njësia 11 ka një ose dy pallate, por po vazhdojnë verifikimet. Por deri tani Kominati ka pjesën më të madhe të banesave të dëmtuara, por edhe në Kinostudio dje janë shpallur katër pallate të pabanueshme"- tha Bejko. Gjithashtu ai theksoi se ka raste të dëmtimeve te ish-konviktet në të cilat për vite me radhë kanë jetuar familjarë. Edhe këto ndërtesa kanë shfaqur probleme serioze. Madje edhe vetë Instituti i Ndërtimit ka pësuar dëme.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended