Hajdutët e kabllove elektrike në Vlorë kapen mat, policia u vë prangat

  • 4 years ago
Policia e Vlorës ka vënë në pranga disa persona pasi shkatërruan rrjetin elektrik duke vjedhur disa herë kabllo elektrike.

Specialistët e hetimit të krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, kanë bërë dokumentimin e disa ngjarjeve, ku së fundmi ka rezultuar se mëngjesin e djeshëm, në lagjen ?Pavarësia?, Vlorë, janë vjedhur disa metra kabllo elektrike në kabinën elektrike të OSHE-së dhe janë dëmtuar instalimet elektrike.

Njoftimi

Finalizohet operacioni i koduar ?Elektriku?.

Shkatërrojnë rrjetin elektrik duke vjedhur disa herë kabllo elektrike, Policia vë në pranga autorët.

Specialistët e hetimit të krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të kryera në qytet, kanë bërë dokumentimin e disa ngjarjeve, ku së fundmi ka rezultuar se mëngjesin e djeshëm, në lagjen ?Pavarësia?, Vlorë, janë vjedhur disa metra kabllo elektrike në kabinën elektrike të OSHE-së dhe janë dëmtuar instalimet elektrike.

Menjëherë pas hetimeve intensive, u bë identifikimi i autorëve nga Policia dhe kapja e arrestimi i tyre, konkretisht:

? F. J., 37 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë për vjedhje dhe prodhim e shitje narkotikësh).

? E. S., 27 vjeç, me banim në Vlorë (i dënuar më parë për vjedhje).

Gjithashtu, në vijim të veprimeve të mëtejshme Policia ka zbuluar se shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 4 vjedhjeve dhe dëmtimeve të kabinave elektrike në qytetin e Vlorës, konkretisht si më poshtë:

1. Më datë 12.01.2019, në kabinën elektrike të lagjes ?Hajro Çakërri? dyshohet se kanë vjedhur një pjesë të kabllos elektrike.

2. Më datë 13.09.2019, në një kabinë elektrike të lagjes ?Kushtrimi? dyshohet se kanë vjedhur 16 m kabllo elektrike.

3. Më datë 18.11.2019, në kabinën elektrike pranë ?Halim Xhelos?, dyshohet se kanë vjedhur 5 m kabllo elektrike.

4. Më datë 25.11.2019, në kabinën elektrike të lagjes ?11 Janari?, dyshohet se kanë vjedhur 6 m kabllo elektrike.

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tyre, për veprat penale ?Vjedhja? dhe ?Shkatërrimi i rrjetit elektrik?, të kryera në bashkëpunim.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended