Ora News - Rama: Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në hotele, në janar u marrim apartamente me qira
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Të gjithë qytetaret, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti dhe që aktualisht janë akomoduar nëpër hotele do të duhet të përgatiten që Krishtlindjet dhe Vitin e ri ti kalojnë në këto hotele.

Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë të mbajtur gjatë mëngjesit të sotëm.

Duke filluar nga janari, shtoi Rama, ata do të zhvendosen në apartamente me qira të cilat do të mbulohen nga shteti, deri në përmbylljen e fazës së rindërtimit e cila sipas shefit të qeverisë padyshim që do të kërkojë kohë.

Ndërkohë për banorët në zonat rurale, banesat e të cilëve gjithashtu janë bërë të pabanueshme, Rama tha se po merren të gjitha masat që ata të pajisen me çadra dhe tenda të cilësisë maksimale.

Edi Rama: Është domosdoshmëri përgatitja e fazës së akomodimit për ata që janë sot në hotele dhe për ata që janë në zonën rurale. Kam një merak shumë të madh për ata që janë në zonën rurale lidhur me nevojën për tu garantuar cilësi maksimale të tendave. Ministria e Mbrojtjes po punon çdo ditë së bashku me drejtuesin e plotfuqishëm, ministrin e turizmit dhe shtabin e emergjencave në Durrës e Lezhë. Ka filluar përpilimi i listave për ata që nuk kthehen dot në shtëpi që janë në hotel.

Duhet të fillojë identifikimi i të gjitha apartamenteve për tu marrë me qira nga shteti. Nuk do ti çojmë në kampe, nuk do ti çojmë në çadra. Por do ti çojmë në apartamente ku do të qëndrojnë me qira deri kur të bëhet rindërtimi. Rindërtimi do të zgjasë.Të gjithë ata të cilën nuk kthehen në shtëpi se e kanë të dëmtuar deri kur tu riparohet shtëpia duhet të qëndrojnë si njerëz në apartamente.

Nuk është e lehtë se janë shumë.Nga ana financiare do ta përballojmë ne, jo me çdo çmim qiraje se nuk do të lejojmë abuzivizma, por me çdo çmim në kuptimin e kostos së përgjithshme.Objektivi është që pasi të kenë kaluar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në hotele si njerëz më vjen keq për të tjerët që mund të kenë menduar ose bërë ndonjë pronotim që të bëjnë Vitin e Ri apo Krishtlindjet në plazhin e Durrësit, është e pamundur.

Duke filluar nga fillimi i janarit të fillojë kalimi i tyre në apartamente që të kenë minimumin jetik dinjitoz, jo në apartamente që të shkojnë të shtrihen në tokë, por me pajisjet minimale të domosdoshme, me mundësi që të ushqehen dhe një kuotë të caktuar si dhe ndihma ushqimore.

Kryeministri Rama u kujdes të sqaronte se pjesë e këtij trajtimi nuk janë qytetarët që jetojnë me qira.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/qytetaret-pa-shtepi-rama-krishtlindjet-dhe-vitin-e-ri-ne-hotele-ne-janar-u-marrim-apartamente-me-qira-fshatin-tenda

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twi...
Recommended