Ora News - Zhvendoset hyrja e urgjencës së spitalit të Durrësit deri në riparimin e dëmeve
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Pas vlerësimit të inxhinierëve dhe drejtuesve të Institutit të Ndërtimit, spitali i Durrësit rezulton pa dëmtime strukturore, por me dëme që do të riparohen menjëherë.
?Sapo morëm vlerësimin nga ekspertët që nuk ka dëmtime strukturore të spitalit dhe puna do të vijojë normalisht, vetëm do të bëjmë një zhvendosje të hyrjes së urgjencës deri në riparimin e dëmeve?, tha Manastirliu në prononcimin e dhënë për mediat.
Duke vlerësuar punën e palodhur të stafeve mjekësore, Manastirliu tha se do të vijojë gjendja e gatishmërisë në spitale me staf të përforcuar.

Edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte gjatë pasdites në spitalin e Durrësit.

Lulzim Basha: Arsyeja e rikthimit tim në këtë spital është për të parë gjendjen tek Reparti i Urgjencës, kryesisht, pas tërmetit. Pas goditjes së orës 12.00, gjendja paraqitet stabël. Është bërë një kontroll nga ekspertët, nga inxhinierët strukturorë, të cilët e kanë certifikuar se mund të vazhdojë punën.

Dua të shpreh mirënjohjen time dhe mbështetjen totale për personelin shëndetësor të Spitalit të Durrësit, nga drejtuesja e spitalit, tek mjekët, tek infermierët, personeli sanitar, personeli ndihmës, të cilët janë heronj të vërtetë, sepse kanë përballë një volum të jashtëzaknshëm në kushte shumë të vështira.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/zhvendoset-hyrja-e-urgjences-se-spitalit-te-durresit-deri-ne-riparimin-e-demeve

Ndiqni raportimet live këtu: https://youtu.be/d8n4WAvFiAA
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended