Shkarkohet nga detyra sekretari amerikan i Marinës

  • 4 years ago
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, shkarkoi nga detyra shefin e Marinës amerikane, Richard Spencer, për shkak të një rasti disiplinor.


Shkak për largimin e Spencerit është bërë situata me pjesëtarin e Marinës, Edward Gallagher. Gallagher, i cili është dënuar për daljen në fotografi me një kufomë, ka shkaktuar tensione mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe krerëve ushtarakë. Ai duhet të përballet me një rishikim disiplinor, që mund ta privojë nga anëtarësimi në marinë.

Ka raporte të ndryshme se përse i është kërkuar Spencerit që të largohet. Esper tha se e ka humbur besimin te sekretari i Marinës, sepse bisedat e tij private me Shtëpinë e Bardhë bien në kundërshtim me pozicionin e tij publik. Trump më herët ndërkohë ishte shprehur I pakënaqur me mënyrën sesi u zhvillua gjyqi i Gallagherit dhe la të kuptohet se kjo është arsyeja për shkarkimin e Spencerit. Gallagher është akuzuar për therjen e një të burgosuri 17 vjeç të grupit militant Shteti Islamik dhe për faktin se ka hapur zjarr ndaj civilëve gjatë shërbimit në Irak në vitin 2017. Këto akuza ndaj tij u rrëzuan, dhe ai u dënua vetëm për foton me kufomën e të burgosurit të Shtetit Islamik.

Por javën e kaluar, Gallagher u njoftua nga drejtuesit e Marinës se do të përballet me një rishikim disiplinor, i cili mund të rezultojë me largimin e tij nga Marina.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended