Paris- Ndizen në Champs-Elysees dritat e Krishtlindjeve
  • 4 years ago
Kremtimet e Krishtlindjeve janë një muaj larg, dhe dritat e festave janë ndezur përgjatë gjithë Champs-Elysees në Paris, duke sjellë shkëlqimin e vërtetë të sezonit të hareshëm në kryeqytetin francez.


Ceremonia e ndezjes së dritave u mbajt mbrëmjen e se dielës përpara syve kureshtarë të qytetarëve të Parisit e turistëve të huaj. Bulevardi u mbush me drita të kuqe, që I jepnin një pamje përrallore.

400 pemë përgjatë dy kilometrash janë ndriçuar për Krishtlindje. Vizitorët e kanë shijuar pamasë atmosferën e krijuar në shëtitoren e famshme të Parisit, e cila përgjatë ditës së dielë, u mbyll për automjetet, duke u krijuar kalimtarëve mundësinë të afroheshin edhe më shumë më shpirtin e festës.

Vitin e kaluar, demonstruesit jelekëverdhë u mblodhën në Champs Elysees për të treguar përmes protestave pakënaqësinë e tyre të thellë me administratën e Presidentit Emmanuel Macron. Një pjesë e tubimeve morën kthesë të dhunshme e pati edhe dëmtime. Një banore e Parisit tha megjithatë se ishte e lumtur qenë Champs-Elysees është rikthyer në normaliteti pas sezonit të kaluar kur mbizotëroi vandalizmi. Dritat do të qëndrojnë aty ndezur deri ne 8 janar 2020.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
Recommended