Report TV - Policia kapi 'Zogun e Tiranës' në flagrancë duke kryer mardhënie me burrin nga Laçi
  • 4 years ago
TIRANE - Pas hetimeve 1-vjeçar nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës përmes përgjimeve telefonike, mesazheve dhe vëzhgimet në terren, është vënë në pranga Hermes Nikaj, 28 vjeç, njohur si "Zogu i Tiranës", për 'shfrytëzim prostitucioni' dhe 'prostitucion'. Së bashku me të në pranga ranë edhe tre persona të tjerë, A.Gj, 47 vjeç banues në Mamurras, A.N 43 vjeç lindur në Fier dhe banues në Kanada për veprën penale të "prostitucionit" dhe 43-vjeçarja me inicilaet A.B, banuese në Tiranë për "shfrytëzim të prostitucionit", pronare e një qendre estetike në Tiranë. Ndërkohë po hetohen në gjendje të lirë edhe dy vajza 20 e 32 vjeçare banuese në Tiranë, të  dyshuara për kryerjen e veprës penale të ?Prostitucionit?. Tiranë 

Finalizohet operacioni ?YOUR TURN?, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit për prostitucion.

Operacioni  nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bashkëpunim dhe me Seksionin e Operacioneve Speciale në DVP Tiranë.

Vihen në pranga 4 shtetas, si dhe procedohen në gjendje të lirë dy shtetase.

Sekuestrohen shuma parash, automjete dhe aparate celularë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Seksionin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi gati 1-vjeçar me metoda proaktive ka finalizuar me sukses operacionin ?YOUR TURN?, duke goditur një aktivitet të paligjshëm në fushën e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, në ambientet e një hoteli në autostradën ?Tiranë-Durrës? janë arrestuar në flagrancë gjatë operacionit ?Your Turn?, shtetasit:

- H. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ?Shfrytëzimit të prostitucionit? dhe ?Prostitucionit?.

- A. Gj., 47 vjeç, banues në Mamurras-Kurbin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ?Prostitucionit?.

Në kuadër të këtij operacioni më datë 09.11.2019, janë arrestuar në flagrancë edhe shtetasit:

- A. B., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të ?Shfrytëzimit të prostitucionit?.
 
- A. N., 43 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Kanada, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ?Prostitucionit?.

Në kuadër të këtij operacioni ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë edhe për dy shtetase, 20 e 32 vjeçare banuese në Tiranë, të  dyshuara për kryerjen e veprës penale të ?Prostitucionit?.
Recommended