Ora News - Anija turistike mbërrin në Pogradec, lundrimet nisin në pranverë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një anije turistike tashmë do të lidh Pogradecin me Ohrin dhe Strugën. 4 vite pas nënshkrimit, marrëveshja do të funksionojë dhe për palën shqiptare. Me një kapacitet prej 150 vendesh anija do të lundrojë përgjatë vijës liqenore nga Pogradeci drejt Maqedonisë së Veriut.

Me Ohrin tashmë nuk do të lidhemi vetëm përmes rrugës, por edhe liqenit.

Një anije me kapacitet prej 150 vendesh ka mbërritur në Pogradec dhe do të lundrojë përgjatë vijës liqenore nga Pogradeci drejt Maqedonisë së Veriut.

Kjo anije turistike shihet nga përfaqësuesit e Bashkisë Pogradec si një mundësi e mirë për ti dhënë tjetër zhvillim turizmit.

Paskalino Ziko: Ky operator që të niset nga brigjet shqiptare i ka munguar këtij qyteti për të rritur cilësinë e turizmit dhe për t'i dhënë një tjetër standard turistëve vendas edhe të huaj që do të frekuentojnë qytetin e Pogradecit.

Marrëveshja e nënshkruar disa vite më parë funksiononte vetëm për Maqedoninë e Veriut, ndërsa tani pjesë e kësaj eksperience mund të bëhen edhe turistët shqiptarë.

Paskalino Ziko: Ka rreth 150 vende të ulura. Gjithashtu ofron edhe mundësi për ambiente bari, restoranti, që turistët do kenë mundësi të kalojnë një periudhë jo vetëm udhëtimi, por edhe argëtimi.

Anija turistike do të nis lundrimet në pranverën e vitit të ardhshëm.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/anija-turistike-mberrin-ne-pogradec-lundrimet-nisin-ne-pranvere

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended