Ora News - Elbasan, nisin kontrollet për festat

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Me afrimin e festave është rritur dhe interesi i konsumatorëve për të bërë blerje. Siguria ushqimore mbetet shqetësim. AKU në Elbasan thotë se do të merren masa për këdo që cënon sigurinë ndërsa apelon blerësit të tregojnë kujdes.

Afrimi i festave ka shtuar blerësit në tregje.

Edhe pse interesi i konsumatorëve është rritur këto ditë, shqetësim mbetet siguria ushqimore.

Në çdo blerje kanë dyshimin nëse produkti që do të bëjnë pjesë të tyrezës është brenda standarteve.

Qytetari: Gjithë këto sëmundje që po zhvillohen me patologji, pediatri, janë spitalet plot vetëm nga ushqimet. Se çdo gjë është e pakontrolluar.

Më të pasigurtë janë për nënproduktet e qumshtit dhe të mishit.

Qytetari: Kanë dalë këto djathërat me niseshte dhe me gjëra të tjera. Kam eliminuar përfundimisht mishin e vicit. Nuk e marr më në shtëpi. Marr vetëm mish bagëtie të njomë.

Në këtë prag festash Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Elbasan garanton kontrolle dhe masa të ashpra për këdo që cënon sigurinë ushqimore.

Firdus Kurti: E kemi intensifikuar punën gjatë kësaj periudhe. Do punohet edhe të shtunave dhe të dielave me grupe më të vogla inspektimi, me qëllim që në çdo ditë të javës ne të jemi prezent në tregje.

Për këtë vit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer afro 82 mijë kontrolle, ndërsa ka vendosur gjobë ndaj 861 subjekteve me një vlerë totale 250 mln lekësh.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/elbasan-nisin-kontrollet-festat

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended