Video/ “Boks në basketboll”, basketbollisti i Tiranës dhunon albitrin

  • 4 years ago
Një ngjarje e rëndë dhe mjaft e turpshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në basketbollin shqiptar, në ndeshjen mes Teutës dhe Tiranës, në pallatin e sportit ?Ramazan Njala?, të qytetit të Durrësit.


Basketbollisti i Tiranës, Bruno Daliu, në një moment pakënaqësie me arbitrimin, ka shkuar pranë njërit prej gjyqtarëve, Jurgen Muhos, dhe ka humbur toruan, duke e qëlluar disa herë me grushte dhe rrëzuar në tokë.

Është dashur ndërhyrja e menjëhershme e shokëve të skuadrës së Daliut, që të ndalej ky i fundit, që përveç arbitrit, goditi rëndë edhe imazhin e sportit të basketbollit në vendin tonë.

Ndërkohë sot paradite, Policia e Shtetit njoftoi se ka arrestuar në flagrancë basketbollistin Bruno Daliu, me akuzën për goditje për shkak të detyrës, ndërsa materialet i janë referuar prokurorisë.

Ndeshja është mbyllur në favor të ekipit Teuta, ndërsa rasti i dhunës është regjistruar para mbarimit të ndeshjes. Ekipet dhe tifozeria janë bërë dëshmitarë të një akti të rëndë dhune.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended