Bleona hap telefonin, mesazhi i fundit me Timbaland dhe fotot seksi

  • 4 years ago
Bleona Qereti ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin e humorit ?#Klanifornia? në #TvKlan. Ajo njihet si një vajzë pa komplekse prandaj edhe mbrëmjen e sotme u vu përpara një sfide. Asaj iu kërkua që të hapte telefonin, sfidë të cilën nuk hezitoi ta pranonte.

Në faqen kryesore (Home Screen), Bleona ka vënë foton e qenit të saj Johny J.

?Sa herë që stresohem shikoj telefonin, hap ?Homescreen? dhe qetësohem?, tha ajo.

Edhe në WhatsApp, Bleona nuk pati aspak problem të tregonte bisedën e fundit që ka bërë me një personazh të famshëm. Bëhet fjalë për producentin e njohur Timbaland.

?Urime për ?Paper Empire. Viti 2020 është viti yt?, i shkruante ai, ndërkohë që këngëtarja e falenderon.

Bleona tha se do të vazhdojë bashkëpunimin me Timbaland. Në vijim të sfidës, ajo u detyrua të tregonte fotot që mbante në telefon. /tvklan.al

#BleonaQereti #MarinaNaNaNa #MarinaVjollca