Ilir Meta këmbëngul: Populli flet me Referendum - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një ditë pas kësaj deklarate që shënoi shpalljen e nismës për referendumin, presidenti Meta sqaroi në facebook se ku do të bazohet aksioni I tij kushtetues.Në një postim në facebook, kreu i shtetit citon nenin 150 të kushtetutës:Neni 150Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t?i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.2. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.3. Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmëria e tij parashikohen me ligj.Presidenti vëren se tashmë u bënë 21 vjet që klasa politike nuk nxjerr ligjin për zbatimin e këtij detyrimi kushtetues për të bërë të pamundur ushtrimin e demokracisë direkte!Dhe Meta thiotë se tani nuk ka më tolerim dhe as justifikime!Kjo klasë politike sipas tij, di vetëm të thellojë krizat dhe të mos mbajë përgjegjësi.Ajo nuk e njeh dialogun politik, interesin publik dhe kombëtar. Ndaj tani çdo gjë për t?ia dhënë fjalën sovranit përmes referendumeve. - nënvizon presidenti.Më tej kreu I shtetit I referohet edhe eksperiencave ndërkombëtare, duke ngritur pyetjen: Çfarë e keqe e gjeti Zvicrën nga Referendumet?E pas kësaj, presidenti Meta thotë se pas pushimit të fundjavës, të hënën do të bëjë publike idetë konkrete për referendumin.

Recommended