Ora News - Besnik Muçi nuk njeh vendimin e KPA, paraqitet në Gjykatën Kushtetuese { pa koment }

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ashtu siç paralajmëroi një ditë më parë, Besnik Muçi duket se nuk do të njohë vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për shkarkimin e tij nga detyra.

Si çdo ditë tjetër, edhe sot ai është paraqitur në Gjykatën Kushtetuese në cilësinë e anëtarit të kësaj gjykate.

Të enjten, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra ish-prokurorin e Krimeve të Rënda, i dekretuar nga Presidenti i Republikës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi u shpall në orën 11:00 nga kryetari i trupit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Sokol Çomo.

"Shkarkohet nga detyra subjekti i rivlerësimit Besnik Muçi, prokuror në procesin e rivlerësimit, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në momentin e shpalljes së vendimit. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm "

Trupi gjykues çmoi se subjekti i rivlerësimit "është në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm të pasurisë. Nuk mund të gëzojë besimin e publikut për të qëndruar në detyrë. Ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë së tij dhe personave të lidhur me të.

Muci e quan: Nul

Por një vendim i tillë konsiderohet nul nga Muçi, i cili thotë se në momentin që ka bërë betimin si anëtar i Gjykatës Kushtetuese ky vendim nuk ka më efekt.

Besnik Muçi: Vendimi nuk afekton funksionin tim si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, sot nuk mund ti shtrijë kompetencat e veta mbi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të zgjedhur sipas parashikimeve kushtetuese të ndryshuara në 2016."

Një vit më parë KPK konfirmoi në detyrë Muçin, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik.

Gjatë kohës që KPA po shqyrtonte dosjen presidenti e dekretoi si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/besnik-muci-nuk-njeh-vendimin-e-kpa-paraqitet-ne-gjykaten-kushtetuese

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended