Thellohet kriza në familjen mbretërore angleze

  • 4 years ago
Duka i Jorkut, Andrew, është djali i dytë i mbretëreshës Elisabet të Anglisë, dhe i treti në radhë për të marrë fronin mbretëror. Media botërore prej kohësh është përqëndruar në lidhjet dhe miqësinë e tij me ish-miliarderin amerikan, Jeffrey Epstein, i cili kreu vetëvrasje i akuzuar për pedofili.


Princi Andrew rezulton se ka marrë pjesë në shumë nga mbrëmjet e organizuara prej miliarderit amerikan, në të cilat shihet nën shoqërinë e vajzave. Avokatët e viktimave të mikut të tij pedofil amerikan kërkojnë nga princi anglez të japë shpjegime dhe të intervistohet për lidhjet e tij dhe pretendimet për marrëdhënie të supozuara seksuale.

Vendimi i princit i urdhëruar, sipas medias britanike, nga vet mbretëresha Elisabet, për t?u tërhequr nga jeta publike dhe ndërprerja e financimeve të saj për aktivitetet e tij, është cilësuar si ?absolutisht e paprecedentë? dhe sipas ekspertëve të familjes mbretërore, e ka tronditur Mbretërinë, po aq sa edhe abdikimi nga froni i Mbretit Edëard VIII, në vitin 1936, pasi ai u martua me një amerikane të divorcuar.

Djali i mbretëreshës, Princi Andrew dha një intervistë pak ditë më parë në BBC, për të sqaruar pozicionin e tij dhe pretendimet për sjelljen e tij seksuale, por duket se ajo intervistë e ka përkeqësuar akoma më shumë pozitën e tij, ndërkohë që avokatët e viktimave të mikut të tij, pedofilit amerikan, kërkojnë nga djali i mbretëreshës që të bashkëpunojë dhe të japë të gjithë të dhënat, ditarin, ditët dhe oraret e takimeve të tij me ish-miliarderin e ndjerë amerikanë, të dhëna që mbahen për çdo lëvizje të pjesëtarëve të familjes mbretërore për 30 vjet.

Princit anglez i është kërkuar tashmë të bashkëpunojë me juristët amerikanë, duke e bërë të plotë poshtërimin e familjes mbretërore, e cila padyshim ndihet e tronditur.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended