Kosova, SHBA Uilliam Kohen - (29 Janar 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Uilliam Kohen është shprehur i kujdesshëm për mbështetjen amerikane lidhur me një plan, së cilës Shtabi i Përgjithshëm i Euro Korpusit të marrë në dorëzim forcat e Natos KFOR në Kosove. Kohen u tha gazetarëve se kishte biseduar me gjeneralin amerikan Uesli Klark, komandanti suprem i forcave të Natos në europë dhe se ata e mbështesin propozimin për të drejtuar trupat e Natos në Kosovë, me kushte që cilësia e udhëheqes të jetë në lartësinë e duhur.

Ndërkohë misioni i BE-së në Kosovë ka hedhur poshtë akuzat e Medlin Ollbrajt se BE nuk është në gjendje të japi në Kosovë ndihmat e duhura. Zëdhënësi i KE në Kosovë Roi Dikenson, deklaroi se akuzat e Ollbrajtit përbëjnë një sulm të padrejtë kundër BE-së. Sipas Dikenson buxheti i BE-së për Kosovën në vitin ?99, ishtë 195 milion euro, 80% e të cilavë janë konkretizuar me kontrata 5 muaj pasi janë premtuar. Ndërsa SHBA ka premtuar 41 milion dollarë për Kosovën, nga të cilat vetëm një pjesë është akorduar ka thënë ai. Gjithashtu BE ka caktuar 35 milion euro për Kosovën në buxhetin e tij./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori