“Globalizimi” i rinisë Shqiptare, forumi rinor euro-rajonal diskutim për zgjidhjen e problemeve
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Diskutimi i problemeve globale dhe rajonale midis rinisë së vendeve të rajonit Adriatiko-Jonian ishte një nga synimet kryesore të forumit të parë të mbajtur këtë të martë në Tiranë.

Kryetari i këshillit të qarkut, Aldrin Dalipi shprehur rëndësinë e përfshirjes së rinisë shqiptare në projekte rajonale si dhe angazhimin e tyre në promovimin e Shqipërisë.

Me rëndësi tha Dalipi është shnderrimi i Tiranës në një qytet shumë paqësor për rininë.

Dalipi: Të gjitha këto ide, shkëmbim eksperiencash dhe përvoja që kanë secilat nga organizatat do të flasin sot dhe do të programojnë hapat në të ardhmen. Më vjen mirë që Tirana po kthehet në një qendër të dialogut të të rinjve.

I pranishëm në forumin e parë të organizatave rinore Adriatiko Joniane ishte dhe ministri i Mjedisit Blendi Klosi i cili përmendi punësimin e të rinjve në ?Smile Albania? si një nga qëllimet e përmbushura të ministrisë.

Klosi: Ne po ndërmarrim nisma dhe iniciativa. Kemi ndërmarrë bashkë me përfaqësues të BE këtu në Tiranë një sërë nismash që i drejtohen të rinjve për të promovuar mbrojtjen e natyrës.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/globalizimi-i-rinise-shqiptare-forumi-rinor-euro-rajonal-diskutim-zgjidhjen

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp