Video që tregon si u grabit kasaforta e postës me 130 mln lekë nga celula e 'xhindeve' në Krujë

  • 4 years ago
Njeriu kryesor që mendohet se ka hapur derën e filialit të postës në Krujë, nga ku u vodhën 130 milion lekë, është pikërisht roja i policisë private ?Nazeri 2000?, Besnik Parruca. Sipas hetimit të kryer nga prokuroria dhe policia e Krujës, ka rezultuar se Parruca nuk ndodhej në vendin, ku ishte caktuar me shërbim nga policia private, pasi në momentin kur grabitësit kanë shkuar në ambientet e postës, ai ka qenë në një vend tjetër.

Pamjet filmike të disa bizneseve në Krujë, të cilat ?Shqiptarja.com? i disponon ekskluzivisht, tregojnë qartë se kur celula e ?Xhindeve? të natës Gazmir Saka, Andi Rrexhepi, Mark Caka dhe Haziz Lika, janë afruar në orën 04:11 të mëngjesit tek porta kryesore e derës së postës, duke tentuar të heqin me kaçavidë bravën e saj, pikërisht në këtë moment ka rënë sistemi elektronik i alarmit të postës Krujë.

Recommended