Ora News - Ngërçi në Kushtetuese, Cutillo Zgjidhja është Komisioni i Venecias

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Për diplomatët në Tiranë, zgjidhja e krizës mes presidentit dhe mazhorancës mbetet te komisioni i Venecias. Ambasadori i Italisë në deklaratën për mediat nënvizon se është i mirëpritur dhe dialogu për zgjidhjen e situatës.

Situata e krijuar me gjykatën kushtetuese ka sjellë reagimin e ndërkombëtarëve. Për ambasadorin e Italisë Alberto Cutilio zgjidhja e përplasjes mes Presidentit dhe mazhroancës është Komisioni i Venecias, një formulë kjo e përdorur dhe në shqyrtimin e dekretit për shfuqizimin e votimeve të 30 qershorit. Megjithatë Cutilio nënvizon se është e rëndësishme konstituimi i gjykatës.

Alberto Cutillo: "Duhet të ketë në funksion sa më të shpejtë, dhe në baze të ligjit dhe procedurave. Ka një debat për kompetencat por që duhet të bashkëpunojnë për një zgjidhje që të jete e mirëpritur. T'i kërkohet një mendim Komisionit të Venecias. Besoj është e rëndësishme të kemi një rrugëtim për çdo dyshim për këtë gjykatë. Mund të bëhet shumë shpejtë. E rëndësishme është që të bjerë poshtë çdo lloj dyshimi. Ky është sugjerim personal.

Reagimi i ambasadorit të Italisë ka ardhur gjatë kohës kur në parlament po diskutohej rezoluta e mazhorancës ndaj kreut të shtetit. Përmes kësaj nisme PS kërkoi që dekreti për emërimin e Marsida Xhaferllarit në gjykatën kushtetuese të bëhej pjesë e komisionit hetimor.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ngerci-ne-kushtetuese-cutillo-palet-te-shkojne-interpretim-ne-venecia

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/ElCVBfQism8
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended