Turizëm prej kokainës/ Në plazhet franceze ku droga doli në breg shkojnë shumë njerëz

  • 5 years ago
Njerëzit kanë nisur të vërshojnë në plazhet e Francës, në brigjet e të cilave deti filloi të nxirrte përpara pak ditësh pako me kokaine. vendasit në Pornic thonë se kanë vënë re një shtim të ndjeshëm të lëvizjeve në zonë, e kjo për ta nënkupton vetëm një gjë.


?Këtë fundjave, këtu u mbush me njerëz që nuk i kishim parë më përpara. E kuptohet për çfarë vijnë. E gjithë kjo me duke ide fantastike për një film?, ka thënë Sylvie Banore.

?Janë shtuar njerëzit shumë nëpër plazhe këtu. A ka lidhje me atë qe u zbulua? Nuk e di, por mund te them se tani që flasim, ka një numër shumë më të madh njerëzish që bëjnë shëtitje buzë detit?, shprehet Christine Robert.

Po ata vetë, a janë tunduar valle?

?E dimë që ka gjëra që kanë dalë këtu në breg dhe që kushtojnë shumë para, por dimë gjithashtu se edhe dënimi për shkelësit është shumë i lartë?, tha Christian Voinot.

Pako kokaine u gjetën në një vijë bregdetare prej mbi 500 km, duke nisur nga Nanta në Biarritz, e hetuesit francezë po bashkëpunojnë edhe me homologë europianë e amerikanë, në përpjekje për të kuptuar se nga vjen droga.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended