Parlamenti punimet e ditës - (20 Janar 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Pas akuzave për shpërdorim dhe vjedhje të fondeve publike nëpër tendera, është ministri i Punëve Publike Arben Dehmeti, i cili në parlament deklaron se brenda pesë muajve të ardhshem do të ushtrohen kontrolle për investimet e bëra gjatë pesë vjetve të fundit, kryesisht nëpër ujësjellsa e kanalizime. Deputeti i Kurbinit Ali Dervishi, tha se do të kërkonte ndjekje penale për abuzuesit e fondeve publike në këtë rreth. Parlamenti miraton edhe shtyrjen për 5 vjet të afatit të përdorimit të letrave me vlerë dhe bonove të privatizimit. Deputetët kanë hapur dritën jeshile edhe për ndryshimet në kodin e procedurës penale, në zgjatjen e afateve të burgimit për krime të ndryshme./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

Recommended