KLP miraton metodologjinë, të mërkurën intervistohen kandidatët për kryeprokuror

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

KLP miratoi metodologjinë që do të përdorin anëtarët për të pikëzuar kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, të cilët intervistohen të mërkurën më 13 nëntor.

Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi tha se rëndësi në vlerësimin e kandidatëve do ti jepet integritetit dhe aftësive menaxhuese.

Ibrahimi: Për aftësitë profesionale ka një marzh vlerësimi nga ana e këshillit që është nga 1 deri në 20 pikë. Këtu anëtarët e këshillit orientohen që të shohin të kaluarën se çfarë eksperiencash pune kanë pasur kandidatët. Nëse ata në këto eksperienca pune kanë pasur rastin të administrojnë institucione, kanë pasur rastin të përfaqësojnë çështje në gjykatë.

Të 11 anëtarët do të marrin pjesë në vlerësim, pasi asnjë prej tyre nuk është konstatuar me konflikt interesi, megjithëse dy prej tyre e kanë vetëdeklaruar.

Ibrahimi: Esmeralda Keshi dhe Kostaq Beluri ishin vetë ata që ngritën dyshimin nëse do të ishin në kushtet e konfliktit të interesit në gjykimin dhe renditjen e kandidatëve për prokuror të përgjithshëm. Për anëtarin Tartar Bazaj u ngrit nga anëtarët e tjerë që ndoshta Bazaj ishte në konflikt interesi.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/klp-miraton-metodologjine-renditjen-e-kandidateve-prokuror-te-pergjithshem

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended