Gjyqi më i pazakontë në Tiranë, Elifara dhe përndjekjësi martohen në sallën e gjykimit

  • 5 years ago
Një gjyq i pazakontë është zhvilluar në gjykatën e Tiranës, ku personi i akuzuar për përndjekje dhe pala e dëmtuar, janë martuar në sallën e gjykimit. Dy të rinj që ishin përfshirë në një konflikt gjyqësor janë dashuruar në sallën e gjyqit me njëri-tjetrin, ku dhe kanë shfaqur para gjykatës se tashmë ishin të martuar dhe nuk kishin asnjë mosmarrëveshje mes tyre.

Vajza Elifara Ahmetaj, e cila në janar 2019 kishte denoncuar në prokurori përndjekësin e saj Shefqet Pashaj për akuzën e përndjekjes, ka shfaqur para gjykatës pëlqimin se djalin e marrë të pandehur nga prokuroria e dashuron dhe me të ishte martuar.

Recommended