Wake Up/ Si funksionon tregu i lëvizshëm i fruta-perimeve në ҫdo zonë të Tiranës!

  • 5 years ago
Prej disa ditësh në kryeqytet funksionon një treg lëvizës i fruta-perimeve i cili shkon në zona të ndryshme të Tiranës duke qenë në shërbim të qytetarëve. Ky është një treg ditor që spostohet në ato pika ku ka edhe më shumë interes nga qytetarët. Kjo praktikë është mjaft e njohur në vende të tjera, si p.sh në Athinë për shembull, ku çdo ditë të javës tregu lëviz nëpër lagjet e kryeqytetit. Nisma në fjalë synon që të promovojë produktet lokale të fermerëve në zona të ndryshme të qytetit me qëllim për të qenë më pranë komunitetit dhe për të sjellë produkte të freskëta organike. Ky projekt me rëndësi është ndërmarrë nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik Urban në Bashkinë e Tiranës. Krijimi i këtij tregu është një mundësi shumë e mirë për fermerët nga periferia e qytetit për të tregtuar prodhimet e tyre bujqësore dhe blegtorale në kushte shumë të mira dhe larg pluhurit dhe papastërtive që mbartin tregjet ambulante.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended