Simpsons, Sanremo - (15 Janar 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme bota - Tv Klan 2000

Familja Simpsons, më e madhja e filmave karton ka festuar sot 10-vjetorin e ditëlindjes së saj. Ideatori i saj Mark Groins, sëbashku me emrat mit të familjes kanë pritur sot me fansat vendosjen e yllit në trotuarin e Hollivudit. Familja Simpsons është krijuar në vitin 1987, por kontratën e parë të saj ajo e ka firmosur në 1990 me Hollivudin. Familja Simpsons më e madhja e humorit vizatimor arrin të firmos kontrata marramendëse. Cilësohet si një nga familjet më të njohura të humorit vizatimor dhe sot të gjithë familjarët e kësaj familje të madhe ka dhënë një spëktakël të veçantë në rrugët ë Hollivudit.

Akoma mister prezentatorja femër e festivalit të Sanremos. Deri tani është përcaktuar treshja e meshkujve, Fabio Facio, Luciano Pavaroti dhe Teo Teocoli. 50-vjetori i Sanremos këtë radhë pritet të ketë mjaft sukses. Mendohet që femra që do drejtojë, të jetë femër e spektakleve, italiane ose e huaj. Surprizë tjetër për këtë edicion do të jenë të ftuarit, Jovanotti, Lucio Dalla, pritet dhe Andrea Bocelli./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti