Rama: Mendoj dhe punoj për interesat e Shqipërisë e të Kosovës, duhet të bëjmë gjëra me zgjuarsi
  • 4 years ago
Fill pas përfundimit të konferencës së mbajtur mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic dhe kryeministrit Edi Rama, ky i fundit iu bashkua një bashkëbisedimi me gazetarët.


Gjatë një episodi të gjatë pyetje-përgjigjesh, Rama deklaroi se ?drejtimi ynë është Perëndimi dhe nuk kemi asnjë drejtim tjetër.? Më pas u ndal gjerësisht te raportet Shqipëri-Kosovë dhe qëndrimet e tyre përkatëse lidhur me mini-shengenin.

?Mendoj dhe punoj për interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës, të heqim kufirin. Jemi dy shtete të vogla, duhet të bëjmë gjëra me dialog dhe me zgjuarsi Ne duhet të shohim interesin tonë si shqiptarë. Duke u mbyllur dhe duke mos çuar përpara bashkëpunimin rajonal ne humbasim shumë. Kosova është e ftuar, të gjithë shtetet janë të ftuara. Kosova më parë është ulur në tryeza. Në bashkëpunimin tim me Kosovën nuk ka ngërç, për mua të paktën nuk ka?, tha Rama.

Më tej shtoi se SHBA dhe Gjermania e mbështesin fuqishëm këtë proces.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
Recommended