Festa e Fiter Bajramit - (8 Janar 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Mbyllet sot kremtimi i muajit të madhërishëm Fiter Bajrami. Pas një muaji agjerim, të gjithë besimtarët myslimanë, kanë kryer një nga obligimet ndaj Allahut me agjerimin e tyre. Muaji i lutjeve, faljeve me përkushtim sot ka përfunduar ndaj myslimanët pas tij, i luten zotit që ti ketë pranuar këtë adhurim.

Mëngjesi i sotëm ka mbushur territoret deri jashtë dyerve të xhamive me besimtarë që kremtonin faljen e Bajramit. 5 falje në ditë dhe pastrim nga fjalët dhe mendimet e këqia. Ky është dhe muaji me agjerimin e posaçëm, më tëj zoti shpërblen agjeruesit. Feja është një përmbledhje e parimeve hynore që prijnë njerëzimin drejt së mirës, jo nëpërmjet dhunës por vullnetit të mirë. Koha e agjerimit e përcaktuar nga agimi në perëndimin e diellit është paqje deri në mëngjesin tjetër. Çdo njeri është vizitor i përkohshëm në botë duke lënë gjurmë në të./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Recommended