Wake Up/ Si e krijuam makinën e parë elektrike "Electric Buggy". Flasin të rinjtë nga Gjakova

  • 5 years ago
Të rinjtë e Gjakovës na surprizojnë përsëri me një shpikje tepër produktive, një makinë elektrike të krijuar nga zero. Electric Buggy është një makinë elektrike urbane e krijuar nga 5 të rinj nga organizata BONEVET të moshave 16-18 vjeç. Ky projekt u realizua në kuadër të programit "Mësimi i bazuar në projekte", ku të rinjtë, Dion Doli, Gëzim Haziri, Lea Sina, Ema Nallbani dhe Doris Manxhuka përveç avancimit të njohurive teknike, kanë mësuar të punojnë në ekip në një projekt të madh, të prezantojnë dhe të kërkojnë sponsor, të menaxhojnë projektin dhe resurset e tij në tërësi. Qëllimi kryesor i Electric Buggy është të vendoset në shërbim të komunikacionit në Çarshinë e Vjetër në Gjakovë, zonë me rëndësi të lartë të trashëgimisë kulturore dhe tregtare. Kjo dhe tjera makina të ngjashme elektrike do të zëvendësonin makinat me djegie të brendshme që ndotin ambientin dhe krijojnë zhurmë, duke transformuar Çarshinë e Vjetër në Gjakovë në një zonë miqësore ndaj ambientit, e njëkohësisht të shërbejë si model për qytetet tjera. Rreth dy vite më parë e njëjta organizatë me disa të rinj të tjerë bënë të mundur përshtatjen e një makine me benzinë në një makinë elektrike.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended