Gazetari Sokolaj: Arjan Ndoj ka arrestuar persona që kanë dalë të pafajshëm

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Gazetari dhe redaktori i lajmve në RTV Ora, Trashgim Sokolaj thotë se Prokurori Arjan Ndoj ka arrestuar persona që kanë dalë të pafajshëm.

I ftuar në studion e lajmeve, ai tha se Ndoj është një prokuror që ndryshe nga kolegët e tij ka dalë nga korniza që duhet të qëndrojë një prokuror. Madje gazetari shkon më tej, duke thënë se ai ka luajtur rolin e interlokutorit deri në deputetë apo pushtetarë të ndryshëm.

Pjesë nga biseda në studio

Sokolaj: Prokurori Arjan Ndoj ka pasur ulje-ngritjet e tij në detyrë, në raportet e tij me detyrën dhe sistemin e drejtësisë. Është një prokuror që është larguar nga detyra për problemet me dosjet që kishte hetur për problemet me pasurinë. Është një prokuror që ka bërë një betejë disa vjeçare me ish-eprorin e tij Theodhori Sollakun dhe më pas është emëruar në detyrë nga Ina Rama në janar 2008. Është një prokuror që në informacionin që kam në ndryshim nga kolegët e tij është dalluar për dalje të herë pas hershme nga korniza që duhet të qëndrojë një prokuror. Është një prokuror që ka luajtur rolin e interlokutorit deri në deputetë apo me pushtetarë të ndryshëm, lerë më pastaj për biznesmenë në rastin e Durrësit. Ajo që është problematike në këtë rast është kontakti i këtij prokuror me një person të skeduar për vepra penale, aq më tepër vepra që futën në kategorinë e krimeve të rënda.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/gazetari-sokolaj-arjan-ndoj-ka-arrestuar-persona-qe-kane-dale-te-pafajshem

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended