Ora News - Projektbuxheti 2020 parashikon shtimin e administratës me 257 persona

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Administrata shqiptare do të ketë më shumë punonjës në vitin 2020. Projektbuxheti i vitit të ardhshëm parashikon rreth 257 persona më shumë të cilët do të shtohen në strukturën e ministrive por shtesën kryesore e zënë institucionet e reja të drejtësisë si SPAK, byroja kombëtare e hetimit, KLP dhe KLGJ. Ministria e Ekonomisë dhe Financave është institucioni me shtesën më të madhe të numrit të punonjësve për vitin që vjen.

Numri i punonjësve në administratën shqiptare do të pësojë rritje në vitin që vjen. Në draft buxhetin e vitit të ardhshëm parashikohen që në total në administratën shqiptare të jenë 82,377 punonjës duke pësuar një rritje me 257 persona nëse e krahasojmë me stafin e këtij viti.

Duket se shtesa e punonjësve buxhetorë ka ardhur drejtpërdrejt nga ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, si SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Në tabelën e punonjësve buxhetorë për vitin 2020 janë shtuar punonjës për institucionet si SPAK, KLGJ dhe KLP, KPK dhe KPA. Numrin më të lartë të punonjësve duket se e përfiton Këshilli i Lartë Gjyqësor me 1 593 punonjës.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/projektbuxheti-2020-parashikon-shtimin-e-administrates-me-257-persona

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended