Miratohet rezoluta per financimet e huaja

  • 5 years ago
Rezoluta e propozuar nga Taulant Balla për ?Ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dizinformimin? u miratua nga Komisioni i Jashtëm. Balla përmendi sërish rrezikun rus, duke iu referuar edhe hetimeve për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike.

Por ish-Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e kritikoi sërish mazhorancën ku bën pjesë edhe për këtë nismë. Ai i tha kryetarit të Grupit Parlamentar se po ndiqte metoda komuniste.

Pavarësisht debateve, rezoluta u miratua pa asnjë ndryshim, ndërsa Bushati nuk u bë pjesë e votimit.

Tv Klan

Recommended