Debate për teknologjinë 5G, SHBA: Mbështesim qasjen e matur të Shqipërisë

  • 5 years ago
Keqpërdorimi dhe interpretimi, i një deklarate të ngarkuarës me punë të SHBA në Tiranë Leyla Moses-Ones në lidhje me teknologjinë 5G, prodhoi një reagim të fortë nga ambasada amerikane në Tiranë paraditen e të Mërkurës.


?Faktet kanë rëndësi. ?Gazetaria? shkel e shko dhe çorientuese, që synon të shtrembërojë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrjetin 5G, nuk e ndryshon të vërtetën. Faktet janë këto: Shtetet e Bashkuara e mbështesin qasjen e matur dhe të përgjegjshme të Shqipërisë për rrjetin 5G?, shprehet Leyla Moses.

Disa ditë më parë Leyla Moses-Ones deklaroi.

?Revolucioni 5G po vjen: ndërlidhja e rrjeteve 4G të Shqipërisë së shpejti do të përmirësohet; ndërlidhja e vendit të saj gjeostrategjik në hartë është e rëndësishme sepse ka vende si Kina që do të dëshironin të kapnin mënyrën e jetesës digjitale të Ballkanit Perëndimor për të thithur informacione prej tyre dhe asfiksuar rrjetet e aleatëve të Sh.B.A-së?.

Pas këtij qëndrimi Ambasada Amerikane në Tiranë do të postonte një status në rrjetet sociale ku thuhej se ?Rrjeti 5G do të shtrihet shumë shpejt kudo por a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G? Si mund ta dini se ato nuk do të keqpërdorin të dhënat tuaja??.

Kompania e parë në Shqipëri e cila përdori rrjetin 5G është Vodafone dhe kjo kompani ka sqaruar se këtë sistem po e vendoste në punë me partnerë perëndimorë dhe jo kinezë. Këtë e zbuloi drejtori ekzekutiv i Vodafone Albania Achilleas Kanaris, në ditën kur u demonstrua testi i parë i 5G në Shqipëri.

?5G është një prej kolonave në portofolin e investimeve. Qëllimi ynë është ta bëjmë Shqipërinë një vend kampion në telekomunikacion. Ne e kemi bërë këtë me telefoninë e lëvizshme. Do ta bëjmë edhe me atë fikse përfshi televizionin. Dua të falenderoj departamentin e teknologjisë, sëbashku me partnerët e Nokias dhe Erikson për dedikimin e punën e madhe në bërjen realitet në sjelljen e projektit pilot të 5G?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended