Report TV - Detyrat në shkollë/ Basha mbështet iniciativën e PS në arsim: Jam dakord me këtë
  • 4 years ago
Duke diskutuar rreth sistemit të arsimit, kreu i PD, Lulzim Basha ka zbuluar edhe një nga pjesët e programit të PD nëse vjen në pushtet. Ndër të tjera Basha ka deklaruar se në një pikë të programit të PD për arsimin është e njëjtë me atë që Partia Socialiste solli si risi. Bëhet fjalë për iniciativën detyrat në shkollë. Basha ka deklaruar se me këtë iniciativë është dakord me projektin e PS.

"E kemi pjesë të programit tonë. Nxënësve do tu jepet mundësia që të përdor shkollën për kurse. Platfoma jonë parashikon edhe digjitalizimin për të avancuar. Të bëjnë detyrat, të mësojnë gjuhë të huaj. Nuk jam kundër kësaj. Pse ka dështuar kjo e përdorimit të ambienteve të shkollës? Cfarë ndodhi me iniciativën e detyrave në shkollë? Nisma u anulua apo vdiq rrugës?" është shprehur Basha.
Recommended