Report TV - Meta: Duhet dialoguar për të zgjidhur sfidat, rrezikohet edhe sovraniteti i shtetit
  • 4 years ago
TIRANE- Presidenti Ilir Meta i ka bërë palëve politike një thirrje të koduar për dialog që do të çojë në zgjidhjen e krizës politike në vend. Meta tha se duhet reflektim për zgjidhjen e sfidave larg interesave okulte. Ai u shpreh se nëse qytetarët nuk gëzojnë sovranitet për të vendosur rrezikohet edhe sovraniteti i shtetit, ndërsa sulmoi edhe artistët që kanë kërkuar një teatër të ri dhe bashkëkohor se kanë nxjerrë në treg vlerat e tyre artistike duke mbyllur sytë para kauzave që shkatërrojnë vendin.

Kreu i shtetit Meta i bëri thirrje politikës, që të reflektojë dhe të ulet për të dialoguar me artistët, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar, pasi siç ai u shpreh 'nuk mund të ketë Shqipëri evropiane, pa identitetin e saj kulturor dhe kombëtar'.Është një kënaqësi e veçantë për mua të jem në Teatrin tonë kombëyar me rastin e një epskozite të artitit të dashur këto vitet dhe muajt e fundit Avni Delvina. Për mua ka qenë kënaqësi të njihesha me të. Kam ndjekur me shumë vëmendje reagimin e tij si qytetar dhe patriot për shqetësimet e vendit të tij. Mendoj që vendosja e vlerave të tij artistike në shërbim të kombit e ka bërë jo vetëm më të njohur por edhe më të dashur dhe më pranëë qytetarëve. Jetojmë në kohë të vështira për arsitët dhe shoqërinë. Jetojmë në kohën e civilizimit. Këtu del detyra në radhë të parë e njërëzve të artit dhe kulturëës për të dhënë mesazhe më të forta në mbrojtje të kauzave, kulturës, vlerave qytetare. Nëse qytetarët nuk gëzojnë sovranitetin për të vendosur rrezikohet edhe sovraniteti i shtetit.
Recommended